Vokshi takime derë më derë në Laprakë: Qeveria e Bashës do të jetë për njerëzit!

2 Mars 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 13:55:26

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi zhvilloi një takim me banorët pranë në zonën afër Bregut të Lumit, në Laprakë, të cilët i treguan bizneset e falimentuara, gjendjen e infrastrukturës dhe gjendjen në të cilën ndodhen.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.