Volejboll, në Korçë luhen gjymsëfinalet dhe finalja e Kupës për meshkuj e femra

19 Shtator 2019, 14:56

Të premtën do të nisë sezoni i ri në volejboll në vendin tonë me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për kategoritë meshkuj dhe femra. Të gjashta sfidat do të luhet në qytetin e Korçës në pallatin e sportit ‘Tamnara Nikolla’ duke filluar nga ora 16:00. Sfida e parë do të luhen në kategorinë e femrave mes Mirditës dhe Partizanin, që sezonin e fundit u shpall kampion i Shqipërisë.

Ndërkohë takimi tjetër gjysmëfinal i kategorisë së femrave do të luhet në orën 18:30 mes Barletit dhe Tiranës. Finalja e kësaj kategoria është caktuar të luhet të dielën në orën 16:00.

Ndërkohë në kategorinë e meshkujve gjysmëfinalet do të nisin ditën e shtunë. Takimi i parë do të nisë në orën 16:00 dhe do të jetë mes dy rivalëve që sezonet e fundit kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë për çdo trofe. Bëhet fjalë për Erzenin dhe Partizanin, ekipin që gjithashtu sezonin e kaluar u shpall kampion i Shqipërisë në kategorinë e meshkujve.

Edhe takimi tjetër gjysmëfinal nuk do të jetë më pak interesant. Shkodranët e Vllaznisë do të masin forcën me ekipin kryeqytetas të Tiranës, që këtë sezon pretendon të bëjë të vetit trofetë e republikës. Finalja e madhe në kategorinë e meshkujve do të luhet të dielën në orën 19:00.

Përsa i takon kampionatit federeta shqiptare e volejbollit ka vendosur që meshkujt të nisin më 5 tetor, ndërsa femrat më 12 tetor.