Voltana Ademi për Report Tv, flet për herë të parë nga karantina: 8 ditët e para kisha probleme, tani jam mirë, por e lodhur! Sistemi shëndetësor ka probleme me adresimin e COVID-19!

3 Tetor 2020, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2020-10-03 18:12:59

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi flet për herë të parë për mediat pasi u prek nga COVID-19. Në një intervistë për Report Tv ka rrëfyer ditët e saj në karantinë. Në ditën e 13-të të izolimit në banese Ademi ka treguar vështirësitë për shkak të komplikacioneve që u krijuan nga virusi covid19.

Por në këtë situatë të vështirë nuk kanë munguar mesazhet nga kolege të pozitës dhe opozitës të cilët e kanë mbështetur në këtë situatë, por ajo ka folur dhe ngritur kritika për sistemin shëndetësorë parësorë dhe në rritjen e rolit të mjekut të familjes.