Do të zbatojmë dekretin e presidentit Meta. Ka qenë kjo deklarata e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një konferencë të dhënë këtë të shtunë për mediat.
Në fjalën e saj Ademi u shpreh se ajo është e vendosur për ta respektuar deri në fund dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe se asnjë kërcënim apo shantazh nuk ndal atë dhe kolegët e saj opozitarë në betejën që kanë nisur.
Kjo deklaratë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës vjen në një moment kur opozita ka vendosur pengimin me çdo kusht dhe me çdo mjet të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit pas zhdekretimit të tyre nga ana e presidentit Ilir Meta.
Deklarata
Ne ushtrim te detyrës se vet ligjore, punonjësit e Policisë Bashkiake kane marre masat per te ruajtur objektet nen pronësinë dhe administrimin e Bashkisë Shkoder.
Gjate ushtrimit te detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake, gjate dites se sotme, janë shantazhuar nga disa persona civil, qe janë prezantuar si punonjës se Policisë se Shtetit.
Ata nder te tjera i kane kërkuar verbalisht, qe ne orën 15.30 te paraqiten ne zyrën e oficeres se policisë gjyqësore Sulela Gerxhaliu.
Ky është një veprim i paligjshëm dhe qe nxit konflikt.
Ky është një veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punën shtetërore si pune partie.
Nëse organi i prokurorisë ka ndonjë kërkesë ligjore lidhur me veprimtarinë e Bashkise Shkoder, i kerkoj zyrtarisht te na informoje.
Nëse personat civil te prezantuar si punonjës policie, kane keqpërdorur emrin e prokurorisë, i bëj thirrje oficeres së policisë gjyqësore Suela Gerxhaliu të zbatojë menjëherë ligjin dhe të marrë nën përgjegjësi penale personat që kanë abuzuar me detyrën, nën emrin e saj.
Bashkia Shkodër është e vendosur të zbatojë ligjin dhe i kërkon Policisë dhe sipas rastit prokurorisë, të ndalë menjëherë provokimin, ndaj Bashkisë Shkodër. Nxitja e konfliktit nga vartësit e Edi Ramës nuk i shërben stabilitetit të vendit.
Cënimi dhe shantazhimi i Bashkisë së Shkodrës, është provokim i rëndë që i bëhet vetë qytetarëve të lirë e të ndershëm të Shkodres, qe e duan dhe jane te vendosur për te mbrojtur demokracinë.
Si Kryetare e Bashkise se Shkodres jam e vendosur te zbatoje Dekretin e Presidentit te Republikës per shfuqizimin e dates 30 Qershor. Asnje kërcënim, nuk me ndal, as mua dhe as koleget e mi ne te gjithë Shqipërinë, qe te veprojnë ne respekt te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Shtetin personal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka për ta ndërtuar dot ne Shkoder.
Ai ka asgjesuar cdo institucion, por nuk do mund te asgjësoje dot Bashkine Shkoder. Ajo është e qytetareve, qe e kane zgjedhur dhe done e zgjedhin, ne zgjedhje te lira dhe te ndershme.