Voltana Ademi: Komunikimi i parë me Yuri Kim miqësor, fjala e saj inkurajim

9 Prill 2020, 12:08

Bisedën  dje me ambasadoren e Shteteve të bashkuara të Amerikës në vendin tonë, e ka vlerësuar si një komunikim miqësor dhe jo zyrtar. Një mbështetje dhënë nga një zonjë që e vlerëson punën në terren, i ka dhënë qytetares së parë të Shkodrës, kurajën dhe inkurajimin për të vazhduar me forcë punën në drejtim të sigurisë së shëndetit të qytetarëve. Në një intervistë për Report Televizion, Voltana Ademi tha se foli me Yuri Kim si një mike, duke i shprehur kryediplomates edhe ndonjë shqetësim të sajin.