Von der Leyen i kërkon falje Italisë: Distanca midis kombeve europiane i vë të gjithë në rrezik

2 Prill 2020, 12:51

Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen në lidhje me situatën dramatike që po kalon Italia për shkak të pandemisë nga Covid-19, tha se

"Ne jemi dëshmitarë të asaj që është e paimagjinueshme. Mijëra njerëz të vdekur dhe të privuar nga dashuria e të dashurbe të tyre. Në spitale, mjekë në lot dhe me fytyrat e tyre të zhytura në duar. Një vend i tërë dhe pothuajse një kontinent i tërë i mbyllur në karantinë. Por vendi u godit më shumë, Italia, gjithashtu është bërë burimi më i madh i frymëzimit për të gjithë ne. Mijëra italianë, stafi mjekësor dhe vullnetarët, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe nxituan të ndihmojnë rajonet e prekura më keq".

“Italianët po demonstrojnë solidaritetin e tyre të ndërsjellë në jetën e përditshme me mijëra gjeste të vogla - në të njëjtën kohë të matur dhe heroikë. Dhe vetëm solidariteti mund të na bëjë të dalim nga kjo krizë - ajo midis njerëzve dhe ajo midis shteteve.

Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një reagim të përbashkët evropian, shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë. Ata nuk e kuptuan që ne mund ta mposhtim këtë pandemi vetëm së bashku si Union. Në këto ditë distanca midis individëve është thelbësore për sigurinë tonë: distanca midis kombeve evropiane, përkundrazi, i vë të gjithë në rrezik.

Ndërkohë, Evropa ka ndryshuar ritmin e saj. Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për t'i bërë vendet evropiane të mendojnë si ekip dhe të kenë një përgjigje të koordinuar për një problem të përbashkët.