Von der Leyen jep lajmin: Moment historik, BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh kundër Covid-19

14 Prill 2021, 18:07

Bashkimi Evropian ka arritur në kuotën e 100 milionë vaksinimeve kundër koronavirusit, në një kohë që kontinenti ka tejkaluar numrin e një million të të infektuarve dhe është përfshirë nga akuza të shumta për proces të ngadaltë.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.