Vonesa me tamponët, MSH: Do hapet laboratori i tretë! Po studiojmë paketën e rimbursimit të ilaçeve, çmimi i vaksinës COVID po mendohet të jetë 10.2 $

4 Nëntor 2020, 15:27

Brenda kësaj jave do të hapet laboratori i tretë për testet e COVID-19, pas shumë ankesash për vonesat në marrjen e përgjigjes së tamponit. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë është duke diskutuar edhe mundësinë e rimburshimit të ilaçeve që përdorin të infektuarit në shtëpi, një kërkesë kjo e parashtruar edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.