Vora mes rrënojave dhe rindërtimit, e moshuara apel shtetit: Të kthehem dhe njëherë në shtëpi sa jam gjallë

29 Qershor 2020, 19:07

Banorët e Vorës një prej qyteteve më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, pas 7 muajve vijojnë betejën për shtëpitë e tyre. Sot jo për rindërtimin, por për mos prishjen e tyre. Projekti i rindërtimit ka hasur në kundërshtinë e disa banorëve pasi kërkojnë dëmshpërblim real me vlerë tregu. Kamera e ReportTv ka trokitur në dyert e këtyre banorëve për t’ju sjellë shqetësimin e tyre.