Vorë/ Makina përplas motorin e Fast Food dhe largohet nga vendngjarja, në gjendje të rëndë motoçiklisti

28 Shkurt 2021, 21:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë në afërsi të kryqëzimit të Rinasit. Një makinë ka përplasur një motor fast food-i dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit si de identifikimit dhe kapjes së autorit, i cili u larguar nga vendi i ngjarjes