Vota e emigratëve në zgjedhje/ Hyka: Jemi optimistë! Ftesë KQZ të ndiqet shembulli i Kosovës! Tasimi: Po s’u mundësua, shqiptarët të marrin avionin

19 Shkurt, 19:52 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 20:07:54

Anila Hyka dhe Visar Tasimi anëtarë të këshillit koordinues të diasporës në një intervistë për Report Tv janë shprehur optimistë lidhur me mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhje, duke thënë se kjo mund të bëhet realitet qoftë dhe me një projekt pilot.

“Letra drejtuar KQZ, i kemi dërguar të gjithë aktorëve që janë të përfshirë në procesin e implementimit të votës. Duam të kuptojmë cili është ngërçi që e kanë penguar këtë proces, miratimin e kuadrit dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë. I kemi propozuar të ndiqet shembulli i Kosovës ku secili shqiptar që është jashtë vendit të regjistrohet në një aplikacion që KQZ na tha se e ka gati. Ndërkohë hapi i dytë është verifikimi i të dhënave”, tha Hyka.

“Unë besoj se do të bëhet e mundur që të votojmë në zgjedhje qoftë dhe me një projekt pilot”, shtoi ajo.

Edhe Tasimi u shoreh optimist se do të bëhet e mundur vota e emigrantëve në zgjedhje, në të kundërt ai tha se shqiptarët të marrin avionët dhe të vijnë të votojnë.

“Mendoj se do bëhet realitet. Mendohet se ka 1.3 milion shqiptarë jashtë shqipërisë votues. 900 janë të regjistruar me vendbanim jashtë shqipërisë. Por kjo shifër ska të bëjë sepse çdi shqiptar që ndodhet jashtë shqipërisë e ka të drejtën të votojë. Sipas rezultateve deri tani jemi të pakënaqur që ndodhemi në një ngërç. Këta shqiptarë nëse duan ti hipin avionit dhe të shkojnë në shqipëri nëse nuk bëhet e mundur që të votojnë me postë”, tha ai.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha