'Votat u vodhën...më shumë vota se votues', KQZ shqyrton dy ankesa të tjera për 30 qershorin

11 Korrik 2019, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2019-07-11 17:34:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është është mbledhur sërish ditën e sotme ku në rendin e ditës ka dy kërkesa ankimore që janë paraqitur nga partia Kombëtare Konservatore Albania dhe kërkesa ankimore paraqitur nga Aleanca Demokratike e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ka thënë se në zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur votat e kandidatit Eduart Ndocaj ndërsa në disa kuti janë gjetur më shumë vota sesa ka votues qendra e votimit.

Në pretendimet e kësaj partie në 11 qendra votimi janë gjetur shkelje ku diferenca e fletëve të votimit janë nga 1 deri në tre vota. Sipas kodit zgjedhor nëse  numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Por diferenca mes dy kandidatëve është më shumë se 12 mijë votues, konkretisht Pjerin Ndreu mori 12 930 bota ndërsa Edurat Ndocaj mori 710 vota.

Pas shqyrtimit të këtyre ankesave KQZ do të vijojë me rendin e ditës:

3.   “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

4.    “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

5.   “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

6.    “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.