Votimi elektronik, PD mbledh grupin e reformës zgjedhore, 3 pikat e diskutimit

11 Nëntor 2019, 19:38

TIRANE-Prej orës 18:00 është mbledhur Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme po diskutohet për përgatitjen e platformës për votimin elektronik.

"Të luftojmë presionin dhe manipulimin që bëjnë qendrat e votimit. Do të bëjë të mundur heqjen e duarve nga kutitë e votimit dhe do të garantojë një numërim të besueshëm. Është shumë planesh, zgjedhjet janë shumë të avancuara, plotësisht të realizueshme. Propozimin ynë është i qartë. Mesa duket mazhoranca nuk dëgjon nga ai vesh...opozita drafton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Asgjë zgjidhje që nuk gëzon besimin e palëve nuk mund të jetë funksionale, zgjedhësit kanë nevojë komisionarët të ushtrojnë detyrën e tyre pa manipuluar votat", tha Bylykbashi në fund të takimit.