Votimi i anëtarëve të 'Kushtetueses'/ Gjoni: Mbi bazën e cilës procedurë po zhvillohet debati sot?

11 Nëntor 2019, 11:05

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka deklaruar se duhet një shpjegim mbi bazën e cilës procedurë zhvillohet debati për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

"Sot jemi para përgjegjësisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta, e qartë për zëvendësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Mbi bazën e cilës procedurë po zhvillohet debati sot? Në momentin e fundit njoftohemi se ka debat për mënyrën si do zgjidhen anëtarët. Përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet strikte, siç parashikohet në Kushtetutë. Nuk mund të shkoni për votim pa qartësi proceduriale", tha Gjoni.