Në orët e para të procesit të votimit ka pasur disa problematika jo madhore në disa qendra të cilat po marrin zgjidhje nga KQZ. Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se në vetëm 142 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin ka probleme me procesin e identifikimit elektronik dhe procesi po bëhet manualisht.