Votimi në të gjithë vendin, KQZ: Rreth 100 qendra pa identifikim biometrik

25 Prill 2021, 10:05 | Përditesimi: 25 Prill 2021, 10:09

Në orët e para të procesit të votimit ka pasur disa problematika jo madhore në disa qendra të cilat po marrin zgjidhje nga KQZ. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për paisjen e identifikimit elektronik, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë. Sipas saj përdorimi i pajisjes së identifikimit deri më tani nuk ka funksionuar në rreth 100 qendra votim ku votimi vijon me metodën tradicionale.

Hoxha në një deklaratë është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit. Ndër të tjera ka theksuar se vonesat që janë konstatuar deri më tani në disa qendra votimi janë për shkak të pajisjes së identifikimit.

b.ha./Shqiptarja.com