Votimi për presidentin, Agalliu: Seanca plenare nul, në sallë nuk ishin prezentë 84 deputetë

30 Maj 2022, 13:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se në sallën e  Kuvendit për votimin e presidentit nuk kanë qenë prezent 84 deputetë, duke e bërë seancën nul.

‘Nuk kanë qenë prezent 84 deputetë gjë që do të thotë se kjo seancë të quhet nul. Nuk ka pasur 84 deputetë. Kemi kërkuar dhe nga zyrat për të marrë me shkrim, emër për emër të të gjithë deputetëve që kanë qenë në sallë sot gjatë kësaj seancë. Kjo seancë ka qenë nul, pasi kërkohen 84 deputetë. Nuk ka qenë kuorumi i nevojshëm.’- tha Agalliu.