Votohet statuti i ri i PS-së/ Krijohet Libri i Rregullave të partisë, Hyseni për Report Tv: Nëse nuk je i sinqertë, përjashtohesh!

29 Shkurt 2020, 19:23 | Përditesimi i fundit: 2020-02-29 19:56:29

Partia Socialiste votoi në kongres unanimisht, statutin e ri me ndryshimet. Deputeti Alket Hyseni në një prononcim për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri tregoi ndryshimet në statutin e ri të PS-së, që përfshin si risi krijimin e Librit të Rregullave të partisë.

Çfarë parashikon kjo e shpjegon Hyseni "Në sesionin e dytë, të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS-së. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikes, cdo udhëzim për funksionimin e institucioneve te PS.U fut në statut koncepti i bashkë-drejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS. Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e  përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia. Dokumenti u miratua njëzëri nga të gjithë dhe do ta ndihmojë PS-së për zgjedhjet, jo vetëm një forcë perfekte në organizim".