Kreu i qeverisë Edi Rama ka votuar ditën e sotme në qendrën e votimit në Surrel i shqoëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Rama tha se kjo ditë është një mësim historik për t'i mësuar partive politike se kush tenton t'i marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.
"Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve se sa vota që është e fshehtë. Kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe kush tenton t'i marrë populli sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit. Sot është e rëndësishme që çdo qytetarë të votojë dhe të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për gjithë fëmijët tanë. Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh çka historike dhe është një mësim që nuk harrohet kurrë dhe kurrë më interesat e një pale dhe hesapet e politike nuk do të mund t'i bien ndesh interesave të popullit", tha Rama.
Në fund Rama refuzoi të përgjigjet lidhur me dekretin e presidentit për datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor duke i kërkuar gazetarëve t'i hapin rrugën por edhe duke bërë një paralelizëm me kohën e komunizmit duke thënë se tashmë mund të ta zënë rrugën kur je në rrugën tënde dhe ti thjesht lutesh që të të lënë të kalosh.
"Akoma nuk e mësuar që rruga nuk i zihet aksujt që është në rrugën e vet. Ja dallimi madh mes të shkuarës dhe të tashmes, unë po ju lutem të më hapni rrugën", përfundoi Rama.