Vrasja e 26-vjeçarit, motra e përlotur: Nuk ka pasur konflikte, ishte djalë i urtë, punëtor! Xhaxhai: Autorët nuk i njohim, janë nga Peshkopia

18 Qershor 2022, 15:04

Motra e Martin Çeços, e përlotur ka folur për vrasjen e vëllait të saj. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se ishte një dajë i urtë dhe punëtor.

‘Me aq sa di, unë ka humbur që të dielën. I urtë, punëtor. Bënte dru në fshat dhe i shiste. Nuk i njohim personat. Nuk jam kam idenë se kush janë autorët. Unë rri në Greqi. Jetonte me babain, nuk kishte thënë asgjë në shtëpi. Kishte dalë në 11 të natës. Dje u vumë në dijeni për lidhjen. Prej një muaji ka qenë në lidhje, më shumë se di.’- tha motra, Katerina Ago.