Vrasja e 27-vjeçarit në Vlorë/ Momenti i zhvendosjes së makinës së viktimës

2 Dhjetor 2020, 08:34 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 08:36:01

VLORË - Ky është momenti që karrotreci ka larguar makinën e Benjamin Bezhanaj nga vendi ku u ekzekutua i riu.

Pas hetimit në skenën e krimit ajo do të mbahet si provë materiale për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga ekzekutimi i Bezhanajt në aksin aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës. 27-vjeçari, i cili sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit u ekzekutuar me 10 plumba automatiku.

Bezhanaj ka vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra. Pas atentatit, makina ka dalë nga rruga. 27-vjeçari së fundmi ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali.

Po sipas burimeve, pista që po hetohet për vrasjen e 27-vjeçarit lidhet me këtë të shkuar pasi nuk ka dyshime të tjera.

Pas atentatit policia ka ngritur postblloqe pranë Ujit të Ftohtë dhe në Himarë, ndërsa po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ose të autorëve.

Ndërkaq në njoftimin e saj policia thotë se ka qenë një qytetar që i ka njoftuar mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin në makinën e tij.