Vrasja e Balliut në Korçë/ Gjykata kthen dosjen në prokurori: Të rihetohet!

22 Shtator 2019, 17:07

KORÇË- Dosja penale, që bën fjalë për vrasjen e Altin Balliut më 17 janar 2019 në Korçë, është kthyer për rihetime të mëtejshme në prokurorinë e Korçës. Vendimi është marë ditën e premte nga gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, e cila pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Edmond Shytko, avokatin e të pandehurit Mustafa dhe familjarët e viktimës Altin Balliu, ka konstatuar se hetimi i prokurorisë gjatë këtyre 6 muajve nuk ishte i plotë dhe, për pasojë, gjyqtarja ka vendosur të kthejë dosjen serisht për hetime shtesë. Në vendimin e saj, gjyqtarja Davidhi vlerësoi se prokurori i çështjes duhet të tërheqë aktet në prokurori, duke i lënë një sërë detyrash hetimore, si ripyetja e dëshmitarëve okularë, rivlerësimi dhe analizimi me përpikmëri i pamjeve filmike, që tregojnë momentin para dhe gjatë vrasjes së Altin Balliut, si dhe kualifikimin e një akuze të qartë në raport me veprimet kriminale që ka kryer i pandehuri Olger Mustafa.

    No videos found.