Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër/ Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, ia ndërruan targat! Po ekzaminohet celulari i viktimës

6 Prill 2021, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 14:56:46

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.