Vrasja e biznesmenit në Tropojë, shtohet një tjetër pistë hetimi, zbulohet çfarë ndodhi 3 muaj më parë

14 Janar 2020, 18:16
  • Kur ka kaluar një javë nga vrasja e Guxim Gjyriqit pranë biznesit të tij në Bajram Curr, policia e Tropojës shton një tjetër pistë për hetimin e kësaj ngjarje. Burime zyrtare pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 3 muaj më parë, djali i Gjyriqit ka shkaktuar në zonën e Tropojës një aksident me të plagosur, e në që atë kohë uniformat blu e proceduan në gjendje të lirë për shkak të moshës nën 18 vjeç. Edhe pse policia mori informacion se pas aksidentin, mes dy familjeve kishte pasur pajtim, burimet konfirmojnë se janë duke verifikuar nëse mes tyre ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm.

    Ndërkohë, nga ana tjetër, pista kryesore për grupin hetimor vijon të jetë ajo e hasmërisë, për shkak se Gjyriqi ka qenë i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në 97-ën. I njohur si kushëri i largët i Fatmir Haklajt, ish shefit të komisariatit të Tropojës i vrarë në 1999, fqinjë e banorë të zonës kanë pohuar stropojee familja e 47 vjeçarit Gjyriqi ka qenë thuajse një prej të vetmeve që nuk është larguar asnjëherë nga Topoja për shkak se nuk njiheshin si persona problematikë apo të lidhur me ngjarjet e asaj kohe.

    Guxim Gjyriqi u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 5 Janarit pranë biznesit të tij, nga persona ende të paidentifikuar e që udhëtonin me një mjet tip “Citroen” pa targa. Ndërsa, pak orë pas vrasjes, në fshatin Golaj të Hasit, policia gjeti të djegur një mjet tip “Ford Fiesta” e që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, por brenda saj nuk u gjendën armë krimi apo sende të tjera që mund të çonin në identifikimin e autorëve.