Vrasja e dyfishtë në Fier nga gardiani i burgut, fqinjët të tronditur: Ishin familje të mira, kanë qenë komshinj

19 Dhjetor 2019, 16:48

Komshinjtë e dy viktimave dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Patos janë shprehur se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ata kanë pohuar se familjarët e viktimave por edhe të autorit ishin të qetë dhe nuk kishin konflikte të mëparshme mes tyre.

Ndërkohë njëri prej viktimave ka qenë komshi me gardianin e burgut që e qëlloi për vdekje.

"Janë djem të mirë edhe këto që vdiqën edhe ai që i qëlloi. Nuk e di pse ka ndodhur. Se ça kanë patur nuk e di. Se ka qenë konflikt i çastit se ka qenë i vjetër nuk e di. " tha një banorë.

Ndërkohë po me të njëjtat fjalë të mira shprehet edhe një banorë tjetër i zonës i cili thotë se nuk di të ketë parë ndonjë konlfikt mes familjeve të përfshira në këtë ngjarje të rëndë.

"Të gjitha familjet të mira ishin. Konflikt kanë patur ca gjëra të vogla. Ata ishin të dy të mirë. Kaq di unë" tha banori.

Ndërkohë një banorë tjetër shprehet se kjo ngjarje është për të ardhur keq pasi, sipas tij kjo duhej shmangur.

"E mirë ishte të mos kishte ndodh. Për të ardhur keq. Kanë qenë fmailje të mira, në punën e hallin e tyre. Nuk di gjë për konflikte. Se kam dëgjuar. E kemi dëgjuar nga njerëzit që kanë bërë llafe por jo që ta kem parë vetë. Punëtorë, djem në hallin e tyre. Por kjo ndodhi sek ç'bën Nga televizori e kemi marrë vesh."