Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar

30 Maj 2022, 15:50

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.