Vrasja e Floyd, Europa thërret kundër racizmit ‘Nuk mund të marr frymë’

8 Qershor 2020, 14:07

Në ditën e dhjetë të protestave për vrasjen e afrikano amerikanit afrikan George Floyd nga një agjent i bardhë, rezultati i parë konkret i kësaj lëvizje gjigande që ka përfshirë edhe kryeqytete të tjera në botë është zvogëlimi dhe rregullimi i fuqive të konsideruara të teperta nga zbatuesit e ligjit te akuzuar për racizëm sistematik.

Përveç agjentëve të Minneapolis tashmë të arrestuar dhe të paditur për vrasjen e Floyd, dy oficerë nga Buffalo (Nju Jork) janë gjithashtu nën arrest për brutalitet kundër një demonstruesi.

Sanksionet disiplinore, pezullimet, hetimet po përhapen në qytete të ndryshme të Amerikës për abuzimet e kryera gjatë shtypjes së marshimeve protestuese.Gjesti më i bujshëm vjen nga qyteti ku Floyd u vra. Këshilli i qytetit të Minneapolis, me një shumicë të kualifikuar vetoje, shpall shpërbërjen e departamentit të saj të policisë.

Më të famshmit dhe më të fuqishmit nga forcat e policisë amerikane, Departamenti i Policisë në New York, do ti shkurtohen fondet në buxhet.