Vrasja e gazetares Galizia/kryeministri maltez deklaron dorëheqjen, BE dërgon mision hetimor edhe për financat publike

11 Janar 2020, 18:52

Lamtumirën e tij të gjatë për shkak të vrasjes së gazetares investigativë Daphne Caruana Galizia, Kryeministri i Maltës Joseph Muscat e deklaroi edhe në fjalimin e tij të fundit para bazës së Partisë së Punës që e kishte hipur në pushtet.

Joseph Muscat tha se pagoi "një çmim shumë të lartë politik për një episod të errët" dhe u kërkoi mbështetësve jo aq të shumtë që të mos lejojnë që ndarjet dhe trishtimi të fitojnë mbi partinë.

Ndërkohë, ‘bubullima’ e Parlamentit Evropian po sjell shi mbi Muscat dhe ka dërguar një "mision urgjent" në Maltë pasi rezultatet e hetimit policor në lidhje me vrasjen e stilit mafioz të gazetares në tetor të vitit 2017 po shtyhen për në kalendat greke.

Hetimi nga ana e BE mbi politikanët maltezë do të shtrihet edhe mbi financat gjatë administratës së Muscat.

Kryeministri maltez më 1 janar 2020 shpalli dorëheqjen e tij.

Në një mesazh për kombin transmetuar në televizion nga ai tha se do ta mbajë postin deri në emërimin e Kryeministrit të ri, rreth mesit të janarit.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë u vra në një atentat me autobombë në makinën e saj.

Galizia ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. “Politico” e quante “gruaja Wikileaks”.