Vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, biznesmeni dënohet me 15 vite heqje lirie

24 Shkurt, 09:10

Vincent Muscat është deklaruar fajtor për vrasjen e gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia. Menjëherë pas pranimit të fajit, gjykata ka dënuar Muscat me 15 vite heqje lirie. Galizia u vra në Maltë më 16 tetor 2017 në një sulm me makinë bombë dhe vrasja e saj tronditi vendin.

Muscat është një nga tre personat e akuzuar për vendosjen e bombës por fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm dhe mendohet se ai mund të ketë arritur në një ujdi për pranimin e fajit me Prokurorin e Përgjithshëm.

Megjithatë sipas Times of Malta vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio janë deklaruar të pafajshëm. Gazetarja e ndjerë Caruana Galizia pretendonte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes në vendin e vogël ishull mesdhetar dhe për shumë ajo njihej si versioni grua i WikiLeaks.  Gazetarja investiguese kishte luftuar me dhjetëra padi shpifje dhe ishte arrestuar dy herë.

Në një deklaratë familja tha se një person i cili pranoi përfshirjen në vrasje "mohoi të drejtën e saj për të jetuar  dhe për të shijuar familjen e saj. Vrasja makabre e Daphne Caruana Galizia ishte e qëllimshme dhe duhej të ishte parandaluar. Viktima ka paguar me jetën e saj dhe familja e saj po vuan humbjen e personit të dashur," tha familja në një deklaratë.

Për vite, me radhë investigimet ishin bllokuar por në 2019 disa ministra të qeverisë, përfshirë edhe Kryeministrin Joseph Muscat, dhanë dorëheqjen pas ngritjes së dyshimeve  për përfshirjen e tyre me personat e akuzuar për vrasjen e saj.  Biznesmeni Yorgen Fenech u arrestua në vitin 2019 ndërsa po arratisej në një jaht.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha