Vrasja e gjeneralit, Irani sulmon bazat amerikane në Irak! Teherani: Ky është vetëm fillimi!

8 Janar 2020, 08:18 | Përditesimi i fundit: 2020-01-08 10:56:26

Irani hakmerret ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Teherani ka goditur me një dyzinë raketash balistike bazat ajrore amerikane në ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane. Mediat italiane. Sulmi ndaj bazave amerikane është kryer rreth orës 01:30 me orën lokale, nga një distancë prej 10 kilometrash. Sulmi është marrë përsipër nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi. "Paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të shënjestrohet”.