Vrasja e Jetmira Hasanit nga kunati i saj! Përplasen familjet me njëra tjetrën

15 Shtator 2020, 20:15

Ngjarja e ndodhur në Kamzë ku kunati Agron Tanushi vrau me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij, Jetmira Hasani ka tronditur familjarët e kësaj të fundit.

Përpara shtëpisë së familjes Tanushi janë mbledhur një grup njerëzish të cilët mendohen se janë familjarët e Jetmira Hasanit.

Në videon e ardhur në Report Tv, shikohet se familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë konfliktuar me familjen Tanushi.