TIRANË- Mblidhet sërish grupi hetimor në prokurorinë e Tiranës lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në takim është drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Muhamet Rumbullaku, drejtori i SHÇBA-së në Tiranë Arben Caka, oficerë të Policisë Gjyqësore të shërbimit dhe prokurori Ardian Braho.
