Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria: Është zbardhur ngjarja, rëndohet akuza, rrezikon mbi 20 vite burg! 25-vjeçari nuk është dhunuar, vijojnë hetimet për gjetjen e armës

15 Dhjetor 2020, 17:26

Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetiemve për vrasjen e 25 vjecarit Klodian rasha thotë se akuza për policin Nevaldo Hajdaraj do të ndryshohet. Ai sot mbahet në qeli për vrasje në tejkalim të mbrojties së nevosjshme ndërsa pritet të akuzohet për vrasje duke rrezikuar mbi 20 vite burg. Prokuroria deklaron se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar.  Gjithashtu prokuroria thotë se po punohet për identifikimin e armës së gjetur dhe rrethanat se si ajo është gjetur.