Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë dhe Lushnje marshojnë në rrugët e qyteteve

9 Dhjetor 2020, 21:57 | Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 22:01

Pas Elbasanit dhe Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorës dhe Lushnjes kanë dalë në rrugë në formën e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës.

Në Lushnje disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjes.

Gjithashtu ata kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin.

Ndërkohë dhe në Vlorë, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar po marshojnë në rrugët e qytetit.

Me pankarta nëpër duar ata thërrasin për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

b.ha./Shqiptarja.com