Vrasja e Klodjan Rashës/Arma e gjetur, pistoletë 'Zoraki', testi i ADN-së do përcaktojë kujt i përket!

17 Dhjetor 2020, 19:35

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë. Pistoleta del nga ato armë që blihen 120 mijë lekë të vjetra dhe shiten në disa dyqane në vendin tonë, vijojnë hetimet se kujt i përket, po bëhet ADN-ja për të zbuluar pronarin e pistoletës. Plumbi i ka thyer një brinjë dhe më pas ka qëndruar në zemër. Klodjan Rasha nuk ka asnjë goditje me armë në kokë.