Vrasja e Klodjanit, ish-polici: Unë s’do e përdorja kurrë armën, ka efektivë të paaftë

12 Dhjetor 2020, 09:40

Me 37 vite eksperiencë në policinë e shtetit ishte një telefonues nga Korça që sot u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Repor Tv. Ish-polici tha se nëse do kishte rastisur ai në ngjarjen në fjalë kurrë nuk do e përdorte armën ndërsa akuzon se sot ka policë të paaftë dhe që vënë vetëm gjoba.