Vrasja e kushëririt të Armando e Preng Gjinit/ Policia blindon Rrëshenin, ngre postblloqe në disa pika! Disa të shoqëruar

15 Dhjetor 2020, 21:29

Andon Keli kushëriri i Armando e Preng Gjinit është vrarë sot në Rrëshen dhe pas kësaj ngjarje policia ka blinduar zonën.

Janë ngitur postblloqe në disa pika dhe po kryehen kontrolle. Në terren nga policia janë nxjerrë dhe autoblinda.

Autorët e vrasjes së Kelit nuk janë indentifikuar ende por policia ka shoqëruar në polici disa persona të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të saj.