Vrasja e Martin Çeços në Maliq, burg për 3 autorët e dyshuar! Asnjëri nuk pranon krimin! Prokuroria dyshon se Valter Mollaj ekzekutoi 26-vjeçarin

20 Qershor 2022, 16:23

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Blenti Angjo dhe Valter e Edlir Mollajn, të dyshuar si autorë të vrasjes së Martin Çeços në datën 12 qershor. Asnjëri nuk pranoi autorësinë para gjykatës, ndërsa prokuroria pretendon se autor i ekzekutimit është Valter Mollaj.