Vrasja e Memli Begallës në Bllok! 25 vite burg Demirit, gjykata: Të rihetohet roli i Ardian Serezit

28 Prill 2020, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 15:02:15

TIRANË- 25 vite burg ka vendosur GJKKO për Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës në 14 shkurt 2018 në Bllok. Ndërsa për të dyshuarin tjetër s ii përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet për, gjykata vendosi të rihetohet roli i tij.

Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit të 2018 teksa  ishte duke u kthyer në shtëpi në zonën e ish bllokut kur një person afrohet dhe e qëllon me 1 plumb në kokë.

Begalla gjeti vdekjen e menjëhershme ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdoren tunelin që ndodhet në rrugën nikoll tupe në zonën e ish bllokut për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguan me një makinë tip BMV.

Pas analizimit të kamarave të sigurisë në zonë por edhe të shumë materialeve hetimore që u gjetën në vendngjarje në prangat e policisë vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ranë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi. Të dy këta  persona u mbajtën në monitorim dhe në një bashkëbisedim që ata kishin me njëri-tjetrin në një bar-kafe,  shpreheshin se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”.