Vrasja e Pjerin Xhuvani, ish-polici në 'strukturën e armatosur të PD' Pavlo Vuksani del nga Trauma, shoqërohet në Komisariatin e Elbasanit! Lë spitalin dhe policja e plagosur

22 Prill 2021, 13:22

Ish-polici në 'strukturën e armatosur të PD' Pavlo Vuksani, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, ka dalë nga Spitali i Traumës në Tiranës. Menjëherë pas daljes nga Trauma, Vuksani është shoqëruar në komisariatin e Policisë në Elbasan për t'u marrë në pyetje dhe sqaruar ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme.