Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga Struktura e armatosur e PD/ Zbardhet dosja e prokurorisë: Nëse do kishin ndërhyrë dy ish.zv-drejtorët e policisë, krimi do ishte parandaluar

29 Qershor 2022, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 15:27:16

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mund të ishte parandaluar! Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit dhe “fajtor” për këtë janë 2 zv. Drejtorët  Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët ndonëse mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflik verbal, nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve.