Vrasja e policit në Fier, negociata me familjarët për dorëzimin e autorit! Nëna e Mërnicës: Sherr për kalimin në rrugë, u thash mos, por djali qëlloi

14 Maj, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2024-05-14 20:32:39

Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mërnica, autor i vrasjes së policit në Fier. Autori dyshohet se pasi ka braktisur makinën në Baltëz, është larguar në këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni. Policia jep 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e tij.