Vrasja e pronarit të dyqanit në Mborije/ Pas 8 muajsh në burg, lihet i lirë 18-vjeçari! Gjykata: Fija e flokut e gjetur te thika s'i përket të riut

27 Tetor 2020, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-27 15:38:39

KORÇË- Pas 8 muajsh hetime, gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duçi nga fshati Mborje. Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga arrest me burg me detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN-së së një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes. Nëna e 18-vjeçarit tha se djali u mbajt padrejtësisht për 8 muaj në burg pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që policia të gjejë autorin e vrasjes së 45 vjeçarit Duçi me të cilin janë edhe kushërinj. Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm dhe këte e tregoi edhe vendimi i gjykatës.Në 19 dhjetor të vitit te kaluar, u gjet i vrarë me thikë para dyqanit të tij në fshatin Mborje Flamur Duçi. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18 vjeçarin Devis Hoti,i cili sipas grupit hetimor ishte konfiktuar me viktimën për motive banale.