Vrasja e pronarit të televizionit, policia ngre pika kontrolli në Mirditë

7 Janar 2020, 12:08

Vritet në qendër të Rrëshenit pronari i një televizioni në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Kastrio Reçi ishte pronar i “Media plus-tv” në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, Reçi është vrarë në një lokal në pronësi të tij pranë qendrës së Rrëshenit dhe shumë pranë komisariatit të policisë. Dy persona dyshohet të kenë qëlluar nga makina në drejtim të Kastriot Reçit, duke e lënë të vdekur brenda lokalit.Forca të shumta policie kanë ngritur post-blloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe dy prokurorë të Lezhës.