Vrasja e Rashës, protestë te Ministria e Brendshme / 'Duam drejtësi për Klodjanin, Lleshaj jep dorëheqjen'

9 Dhjetor 2020, 16:40 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 20:23:57

TIRANË- Qindra qytetarë pasditen e kësaj të mërkure kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë drejtësi për Klodjan Rashën, të riun që u vra në orën e para të mëngjesit të së martës nga efektivi i policisë. Me thirrjet "duam Drejtësi", "Poshtë komunizmi", por edhe sharje dhe ofendime në drejtim të Policisë së Shtetit, protestuesit e shumtë kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

"Hiqni kapelet" është një tjetër thirrje që protestuesit thonë në kor në drejtim të uniformave blu.

“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani” – thërrasin protestuesit. 

"Poshtë komunizimi, poshtë komunizmi", tha disa thirrje të tjera.

"Hiqni kapelet", dëgjohet të thuhet në protestë.