Vrasja e recepsionistit, arrestohen 2 punonjësit e hotel ‘Greccia’, ndihmuan pronarin të fshehë trupin! Gjendet gëzhoja në kasafortën e autorit

7 Qershor, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2024-06-07 15:13:25

Dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Të dy dyshohet se kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fshehë trupin e 31-vjeçarit pasi e qëlloi atë me një plumb në kokë. Në pranga kanë rënë Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë dhe punonin në hotel ‘Greccia’. Po ashtu, dje u arrestua në Greqi edhe pronari i hotelit, Gerald Shehu. 

Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi.

Recepsionisti Nevruzi, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëpronari i hotelit, Geraldo Shehu, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Forcat policore vijojnë sot me kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, dhe zona të tjera ku dyshohet se mund të jetë hedhur trupi. Kontrolle ka pasur edhe në Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës. Polica ka ngritur dhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi.