Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Burg Milkjor Gjokës, dyshohet si bashkëpunëtor: Rastësisht në vendngjarje

30 Nëntor 2020, 14:41 | Përditesimi i fundit: 2020-11-30 16:14:00

#reportTV #lajmeshqip #lajme SHKODËR- Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Milkjor Gjokën, i dyshuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Ridvan Ramazanit dy ditë më parë. Ndërsa për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi, punonjës të karburantit ku u ekzekutua 46-vjeçari, është caktuar masa detyrim paraqitje pasi ata janë arrestuar për moskallëzim krimi.Në gjykatë, Gjoka është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Ai tha se ka qenë rastësisht në vendngjarje në momentin e gabuar. 25-vjeçari Milkjor Gjoka mohon të ketë bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes se Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani. Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese por gjykata vendosi "arrest me burg". Ridvan Ramazani është ekzekutuar me 30 plumba kallashnikovi më 28 nëntor në fshatin Mushan në Shkodër pranë një pike karburanti teksa udhëtonte me makinën e tij. Aty pranë kaloi një motor ku besohet se vëllezërit Mehmedaj të cilët kanë shkrehur karikatorin drejt Ramazanit. Familja këtij të fundit, kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor, 8 vite më parë në Shkodër. Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite. Policia arrestoi 3 persona, mes të cilëve Milkjor Gjoka, 25 vjeç, me dyshimin se është një prej autorëve, bashkë me vëllezërit Mehmedaj. Ramazani u ekzekutua pikërisht në vendin ai së bashku me mikun e tij Vil Shega edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra sot, Ridvan Ramazani ishin për shkak të një konflikti për makinat.

    No videos found.