Vrasja e Beqirajt në Vlorë/ I qetë, me maskë anti-COVID, lihet në burg bashkëpunëtori i autorëve! I ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja

6 Mars 2021, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2021-03-06 16:12:23

#reportTV #lajmeshqip #lajme VLORË- I qetë, me maskë anti-COVID, ka dalë ditën e sotme përpara trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, Hans Andi Jonusi. Gjyqtari i çështjes, Albert Spiro ka pranuar kërkesën e Prokurorit, Kledjan Llaho duke e lënë në “arrest në burg”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë 3 ditë më parë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin. Policia është në kërkim të dy autorëve të tjerë, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët nuk janë lokalizuar akoma nga blutë e Vlorës. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 12 persona, kryesisht të ndodhur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë liruar sërish. Hans Jonuzi, që njihet dhe me emrin Andi Jonuzi ka një lokal në qytetin bregdetar. Si ndodhi ngjarja? Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.