Vrasja e Xhuvanit, Policia kontrolle makinave në Elbasan pranë zyrave të PD, të pranishëm Gazment Bardhi dhe Agron Kuliçaj

23 Prill 2021, 16:02

Policia ka nisur kontrolle ndaj automjeteve në Elbasan, pas ngjarjes së rëndë ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Ndërkohë, po ashtu janë kontrolluar edhe disa automjete të parkuara përballë selisë së PD në Elbasan, ku të pranishëm ishin edhe Gazment Bardhi, kandidat për deputet në këtë qark, si edhe Agron Kuliçi, ish-badigard i Sali Berishës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë në Elbasan ndodhi dy ditë më parë, ku u vra Xhuvani si dhe mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. Kjo ngjarje zbuloi edhe skandalin se PD ka krijuar një strukturë të armatosur e vetëshpallur  ‘struktura për mbrojtjen e votës’, që patrullon nëpër qytete me justifikimin e mbrojtjes së votës.