Vrasja me breshëri kallashnikovi në Vlorë, arrestohet autori! U identifikua nga dëshmitarët

3 Mars, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 15:01:25

Vritet me breshëri kallashnikovi një 31 vjeçari Taulant Gjika në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit.

31 vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trotuar shumë pranë një lokali, dhe pas të shtënave është shtrirë në trotuar.

Pak minuta pas vrasjes autori ka rënë në prangat e policisë, pasi është mundur të identifikohet nga dëshmitarët që ishin pranë vendit të ngjarjes.

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha